Në kuadër të grupacionit tonë funksionon edhe Reparti i Mjekësisë Interne, ku kryhen ekzaminimet specialistike, konsultat, diagnostikimi dhe trajtimi i të gjitha gjendjeve të sëmundjes interne.

Shërbimet që praktikohen në diagnostikimin dhe tretmanin e gjendjeve dhe të sëmundjeve interne:

• Ehosonografia e gjëndrës tiroide;
• Ehosonografia e abdomenit;
• Ehosonografia e traktit urinar dhe prostatës;
• Ehosonografia e testikujve;
• Ehosonografia e gjinjëve;
• Ehosonografia e mushkërive;
• Doppler i enëve karotide dhe enëve periferike të gjakut;
• EKG e zemrës;
• Spirometria;
• Pikfloumetri;
• Inhalim i rrugëve të frymëmarrjes;
• Rrezatim i sinuseve;
• Paracentezë (evakuimi i lëngut ascitik)
• Vendosja e kateterit urinar;
• Qëndrim ditor.

Në këtë departament, pacientët zakonisht referohen për ekzaminime interniste specialistike me eho diagnostikim, terapi dhe ndjekje, për gjendjet e mëposhtme:

1. Endokrinologjia:
– Ekzaminimet e gjëndrës tiroide (monitorimi i formacioneve cistike dhe nodulare);
– Trajtimi dhe monitorimi i çrregullimeve hormonale të gjëndrës tiroide;
– Trajtimi dhe monitorimi i diabetit mellitus;

2. Gastroenterohepatologjia:
Rishikimi dhe trajtimi i:
– Sëmundjeve të mëlçisë (mëlçia e yndyrshme, sëmundja alkoolike e mëlçisë, cirroza e mëlçisë, hepatiti akut alkoolik, tumoret dhe cistat e mëlçisë, etj.);
– Sëmundjeve të pankreasit (pankreatiti akut dhe kronik, pseudocistet e pankreasit dhe tumoret e pankreasit);
– Sëmundjeve të fshikëzës së tëmthit dhe të rrugëve biliare (kalkuloza biliare, inflamacion akut dhe kronik i fshikëzës së tëmthit dhe kanaleve biliare, tumoret e tëmthit dhe të kanaleve biliare);
– Sëmundjeve të shpretkës (Zgjerimi i shpretkës, traumat, sëmundjet inflamatore dhe malinje);

3. Nefrologjia:
– Sëmundjet inflamatore akute dhe kronike të veshkave,
– gurëve renale,
– tumoret,
– cistet,
– traumat,

4. Kardiologjia:
– Diagnostifikimi, trajtimi dhe monitorimi i sëmundjeve të zemrës (hipertensionit, aritmive, kardiomiopatia, etj.),
– Diagnostifikimi i enëve të gjakut (ateromatoza e aortës abdominale, aneurizma e aortës, Doppler i enëve karotide dhe periferike);

5. Pulmologjia:
– Diagnostifikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të rrugëve të sipërme respiratore (sinuzit akut dhe kronik);
– Diagnostifikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes (sëmundja pulmonare obstruktive kronike, astma, efuzionet pleurale, etj.);

6. Reumatologjia:
– Diagnostifikimi dhe trajtimi i simptomave dhe shenjave specifike te pacientët me sëmundje inflamatore të kyçeve, trajtimi medikamentoz i artritit reumatoid, etj.

Pages: 1 2